Drejtor i “Crown Agents” David Smith në një intervistë për News 24 shpreh zhgënjimin për mosarritjen e objektivave në dogana.
“Mosarritja e objektivave nëpër dogana ka disa arsye. Ranë të ardhurat e TVSH-së nga ulja e importeve, po ashtu edhe rënia e çmimit të naftës ka ulur rentën minerare. Të ardhurat nga akciza e cigareve janë ulur. Mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët, problem edhe mungesa e aftësisë së stafit doganor”, renditi Smith disa prej problemeve.
Ndër të tjera Smith bën me dije se, “Doganat shqiptare kanë nevojë për investime”.
Duke u ndalur sërish te problemet ai shtoi se, “Evazioni është ende i përhapur gjerësisht. Problem i madh nëpër dogana është edhe korrupsioni. Në mars larguam nga puna 35 doganierë për korrupsion. Drejtuesit marrin vendime, nuk i shpjegojnë, ndërkohë që mënyra e vendimmarrjeve duhet të bëhet transparente. Po marrim masa që të arrijmë objektivat në 6 muajt e dytë. Do të kemi bashkëpunim doganë-polici. Policia do të marrë pjesë në operacionet doganore, ndëshkime të rrepta do të ketë për kontrabanduesit e cigareve”, shtoi Smith.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/