Hakerat jo gjithmonë ndëshkohen, në SHBA edhe shpërblehen

Hakerat jo gjithmonë ndëshkohen, në SHBA edhe shpërblehen

57
0
Shares

US Airline United ka shpërblyer me një milion milje fluturim falas hakerat që vune re probleme me sigurinë në faqen e tyre të internetit.
Dy hakerat u vlerësuan nga kompania ajrore US Airline United me qëndër në Chikago për zbulimin e problemeve në website-in e linjës ajrore duke mos i shpërndarë ato on-line.
Ekspertja e sigurisë Jessica Barker shprehet për BBC News se skemat e tilla si shpërblimi i atyre që gjejnë pasaktësi në faqet on-line e bëjne internetin një vend më të sigurt për të gjithë përdoruesit.
Ideja e raportimit të problemeve duke i dhëne kohë kompanive për ti rregulluar dhe ndrequr ato nuk është e re.
Kompani të mëdha si Yahoo,Google dhe Facebook ofrojnë para që ti raportohen privatisht problemet ne faqet e tyre on-line.
Në shkëmbim të fluturimeve falas që i ofrohen hakerave, atyre i kërkohet të mos e bëjnë publike natyrën e pasaktësive që ata gjejnë ne faqet on-line.
Disa kritikë thanë se kjo mund ti shtyje kompanitë të mos punësojnë një staf profesional sigurie pasi është më ekonomike ti ofrosh para hakerave për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Dr. Barker kundërshton duke shprehur se kjo duhet të jetë pjesë e afrimit të përgjithshëm drejt sigurisë dhe është padyshim një drejtim i mirë.
Ajo shtoi se kjo gjë ndihmon edhe kompanitë e vogla të cilat nuk kanë mundësi të shpërblejnë hakerat por mund ti ofrojnë atyre sherbime dhe produkte falas në këmbim të identifikimit të problemeve që hasin në faqet e internetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY