Gjermani, Bundestagu miraton marrëveshjen për shpëtimin e Greqisë

Gjermani, Bundestagu miraton marrëveshjen për shpëtimin e Greqisë

81
0
Shares

Bundestagu gjerman ka votuar sot pro marrëveshjes me Greqinë. Mësohet se deputetët kanë votuar 469 vota pro dhe 119 kundër. Kjo është marrëveshja e 3-të e shpëtimit për shtetin helen.
Ligjvënësit e Gjermanisë kanë filluar debatin nëse do të lejojnë negociata me Greqinë për kredinë prej 86 miliardë eurosh.
Duke folur sot në Bundestagun gjerman, kancelarja Angela Merkel, ka kërkuar që të mbështetet vazhdimi i negociatave zyrtare, duke thënë se kjo është “përpjekja e fundit” për zgjidhjen e krizës së borxheve të Greqisë.
Gjermania është kreditori më i madh i Greqisë në Bashkimin Evropian. Mbrëmë vonë, zyrtarët thanë se bankat e Greqisë do të rihapen më 20 korrik, pasi ishin mbyllur para tri javësh, meqë Banka Qendrore Evropiane ka lejuar që bankat të marrin më tepër fonde emergjente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY