Athinë, zjarr në periferi, rrezikohen banesat pranë

Athinë, zjarr në periferi, rrezikohen banesat pranë

53
0
Shares

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në periferi të Athinës.
Të paktën dy fshatra dhe një kamp veror fëmijësh në Lakonia të Peloponezit janë evakuuar, pas zjarrit masiv që përfshiu zonën jugore të Greqisë që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarri është përhapur me shpejtësi i ndihmuar nga erat e forta, dhe ka prekur nëj pyll aty pranë dhe disa shtëpi banimi.
Vatra e zjarrit ndodhet rreth 50 – 60 metra larg shtëpive të banuara. Për të shuar zjarrin po punojnë dy helikopterë, 120 zjarrfikës, rreth 30 ushtarë dhe 50 makineri me ujë me presion, ndërsa një avion i përdorur për shuajtjen e zjarrin nga lart raportohet të jetë detyruar të bëjë ulje emergjente, por të dy pilotët kanë shpëtuar.
Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar edhe kryeministri Alexis Tsipras.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY