Parlamenti francez i pari që miraton marrëveshjen e Greqisë me Eurogrupin

Parlamenti francez i pari që miraton marrëveshjen e Greqisë me Eurogrupin

64
0
Shares

Parlamenti francez miratoi marrëveshjen e Greqisë, e cila i mundëson Athinës të shmangë falimentimin.
Marrëveshja u miratua me 412 vota pro dhe 69 kundër, dhe mbështetjen e kryeministrit francez Manuel Valls I cili deklaroi se ishte mënyra e vetme për të dalë nga kriza.
Duke folur para votimit, në Asamblenë Kombëtare të Francës, kryeministri francez Manuel Valls tha se 85 miliardë euro ndihmë “është jetike për t’i dhënë Greqisë hapësirë për të marrë frymë që i duhet për të projektuar të ardhmen e saj dhe jo vetëm se si të kthej borxhin e saj”.
“Po i kërkojmë Grekëve jo vetëm të ndëshkojnë vendin por ta shoqërojnë përmes një rimëkëmbjeje ekonomike”, tha ai shkruan “Kathimerini”.
Valls tha se eurozona është duke i shqyrtuar masat për ta ndihmuar Greqinë, përfshirë këtu edhe zgjatjen e periudhës për kthimin e borxhit ose edhe uljen e normave të interesit.
Ndërkohë FMN deklaroi se nuk do të mbështesë marrëveshjen derisa parterët europianë të japin lehtësira domethënëse për borxhin. Sekretari amerikan I thesarit Jack Leë u nis për një vizitë të minutës së fundit në një tur që përshkon Frankfurtin, Berlinin dhe Parisin për të këmbëngulur në arritjen e një marrëveshjeje të mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY