Vuçiç në Preshevë për herë të parë: Kur isha ushtar luaja shah...

Vuçiç në Preshevë për herë të parë: Kur isha ushtar luaja shah me shqiptarët

68
0
Shares

Kryeministri serb, Vuçiç jo vetëm që shkon për herë të parë vet në Preshevë, por është edhe i pari kryeministër serb që shkon në këtë komunë shqiptare.

“Kemi filluar të dëgjojmë njëri tjetrin. Kemi prekur shumë tema, do të zgjidhim problemet në arsim, por do të ndihmojmë edhe ndërtimin e zonës industriale në këtë komunë” ka thënë Vuçiç për takimin me kryetarin e komunës Mustafa.

Kryetari i komunës së Preshevës ka thënë se disa ministra nga qeveria e shkuar nuk e kanë “ditur fare që Presheva gjendet në Serbi” dhe se shqiptarët dinë të vlersojnë vizitën e tij.

Vuçiq ka zgjedhur për të vizituar edhe maternitetin e sapohapur në Preshevë, i financuar edhe nga buxheti i qeverisë së Shqipërisë, të cilën e ka vlersuar si shumë mirë të pajisur, ndërsa ka dëgjuar se një maternitet të tillë nuk e ka as Vranja, Leskoci edhe disa komuna në Beograd.

I pyetur nga gazetarët se si është ndjerë në Preshevë ku gjendet për herë të parë, Vuçiç ka thënë se menjëherë ka vërejtur një klub shahu dhe se e ka përkujtuar atë kur ka qenë në ushtri dhe se me shqiptarët më së shpeshti ka luajtur shah.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY