Tom Doshi: Ku ka dalë fitues, Meta ka blerë votat

Tom Doshi: Ku ka dalë fitues, Meta ka blerë votat

67
0
Shares

Pas daljes nga Gjykata e Lartë, deputeti i PS, Tom Doshi ka komentuar takimin e një dite me parë me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Në daljen e tij për mediat, Doshi e konsideroi Ruçin “mik”. Gjithashtu, Doshi u shpreh se Gramoz Ruçi është shtylla e PS-së.
“Zotin Ruçi e kam mik. Ai nuk është kryetar dhe është i veçantë prej të tjerëve. Është shtylla e PS dhe nuk e komandon as Rama e Meta. Dhe me Ruçin dhe kolegë të tjrë s’kam gjë.”, tha Doshi.
Në lidhje me zgjedhjet e 21 qershorit, Doshi u shpreh se Ilir Meta bleu votat për të dalë forcë e parë. “Unë nesër mund të takoj dhe Edi Ramën si kryeministër, kjo nuk ka lidhje. LSI nuk përbën shqetësim për mua dhe politikën shqiptare. Votat janë të blera dhe nuk janë të LSI. Kjo tregon se ku kanë dal dhe fitues. Ky ishte një mision i Ilir Metës se bën sikur ka mbështete. Ilir Meta pagoi lekë të premten dhe të shtunën që të dilte
Nga ana tjetër, Tom Doshi deklaroi se ishte një gabim nga ana e kolegëve të tij deputetë që votuan pro arrestimit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY