“Miss Shqipëria”, Sara Karaj: Nuk është e nevojshme të zhvishem nudo për...

“Miss Shqipëria”, Sara Karaj: Nuk është e nevojshme të zhvishem nudo për të fituar para

1153
0
Shares

Sara Karaj, 17- vjeçarja nga Fushë-Kruja e cila banon në Londër është shpallur “Miss Shqipëra”. Bukuroshja shqiptare, edhe pse në moshë të vogël, rrëfen se ky konkurs bukurie do t’i shërbejë më shumë për ta lidhur me Shqipërinë. Ndonëse nuk ka pasur më parë lidhje me modelingun, Sara Karaj arriti të triumfojë në “Miss Shqipëria 2015”, edhe pse sipas saj nuk ka ambicie për të qenë një personazh televiziv.
Fituesja e konkursit të bukurisë, studente në degën e Menaxhim Biznesit, rrëfen se pozimet nudo janë larg planeve të saj duke qenë se ka zgjedhur një degë ku ka mënyra të shumta për të fituar shuma të majme. Ndërsa për eksperiencën e saj në këtë kompeticion të rëndësishëm të bukurisë, ajo rrëfen se konkurrenca ishte shumë e fortë dhe fitorja ishte e papritur për të. Ajo e cilëson këtë eksperiencë të papërsëritshme e cila i ka shërbyer për të ndërtuar miqësi të reja të cilat do të jetojnë gjatë. E pyetur nëse një mis duhet të vijë nga bota e modelingut, “Miss Shqipëria”, Sara Karaj thotë: “ Bota e modelingut është shumë palëshe, sipas meje. Ka modele që janë në pasarelë, ka modele që pozojnë për fotografi, ka modele që i bëjnë të dyja”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY