ZBULOHET VENDIMI/Hodhi fëmijën nga dritarja e maternitetit, lirohet pas 3 vitesh

ZBULOHET VENDIMI/Hodhi fëmijën nga dritarja e maternitetit, lirohet pas 3 vitesh

180
0
Shares

Është liruar nga dënimi mjekësor “Shtrim i detyruar në psikiatri”, Hysen Bibaj, burri i cili, më 30 korrik të 2012 hodhi nga kati i katërt i maternitetit fëmijën e tij tri ditësh duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

hysen biba new

Lirimi i tij u bë nga gjykata e Tiranës me një trup gjykues të përbërë nga Kreshnik Omari, Altin Abdiu dhe Bujar Krasniqi. Motivet e lirimit lidhen me aftësimin e tij mendor dhe përmirësimin e tij të ndjeshëm nga kurimi përgjatë këtyre viteve.

Ja edhe vendimi i gjykatës:

vendimi i gjyqit

Rol në vendimin e gjykatës ka pasur ekspertiza që është bërë për Hysen Bibaj dhe deklarat e gruas së tij.

Sipas Aktit te ri te ekspermit mjeko ligjor Nt 134 Regj. date 07.05.2015, pergatitur nga grupi i ekspreteve, eshte arritur ne keto konkluzione:

1.
Gjendja aktuale psikike e shtetasit Hysen Biba, eshte e permisuar dhe nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore per shkak te semundjes nga e cila vuan, theksoj se ai vuan nga Çrregullimi Deluzional
.

2.
Mënyra më e mire e kurimit te shtetasit Hysen Biba, është ajo e kurimit të detyruar ambulator, tek Qendra Kombetare e Shendetit Mendor nen kujdesin e nje te afermi.

Ndërsa bashkeshortia e Bibes, shtetasia Lule Biba, deshmoi se:

“Marrdheniet me kerkuesin Hysen Biba, i kemi te mira, ai reagon mire, e takoj shpesh te spital i burgut. Une aktualisht jetoj ne banesen e tij se bashku me mamane dhe vellane e tij, kam nje femije tjeter me te, i cili eshte i moshes 5 vjeç. Marr persiper te kujdesem per mjekimin ambulator te tij prane Qendres Komunitare te Shendetit Mendor.”

Hysen Bibaj pak orë pas krimit që kreu në spitalin Kico Glozheni deklaroi për policinë se ka pasur probleme me gruan dhe më pas ndërmori aktin çnjerëzor, duke hedhur beben që sapo kishte ardhur në jetë nga dritarja.

Gjatë hetimeve Hyseni ka treguar se është ngjitur në dhomën numër pesë të katit të katërt të maternitetit, ka marrë foshnjën në duar dhe pas disa minutash e ka flakur nga dritarja. Para policisë ka pohuar se “e hodha fëmijën për inat të gruas me të cilën kam konflikte”. Në vjim ai ka deklaruar se “Kam pesë muaj që kurohem për depresion dhe gjatë kësaj kohe kam pasur konflikte me bashkëshorten. Familjarët tanë na kanë larguar nga njëri-tjetri, pasi kemi pasur sherre të vazhdueshme”.

Krime të kësaj natyre kualifikohen tek vrasjet në rrethana të tjera cilësuese, e parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, që parashikon një dënim nga 20 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY