VIDEO/ Hungaria ndërton murin-kufi me Serbinë, s’ka më emigrim ilegal

VIDEO/ Hungaria ndërton murin-kufi me Serbinë, s’ka më emigrim ilegal

62
0
Shares

Hungaria ka filluar ndërtimin e murit në kufi me Serbinë, me qëllim pengimin e futjes së emigrantëve ilegal.
Vetëm gjatë këtij viti në Hungari kanë hyrë rreth 80 mijë emigrantë ilegal, që kryesisht vijnë nga zonat e luftërave, si Siria, Iraku e Afganistani, por edhe një numër i madh i tyre edhe nga Kosova, transmeton lajmi.net.
Kjo ka bërë që shteti hungarezë të angazhojë ushtrinë që të filloj ndërtimin e një muri në kufi me Serbinë, përmes të cilit do të pengohej fluksi i emigrantëve, një numër i madh i të cilëve po vazhdojnë të qëndrojnë në Serbi, duke pritur shansin për të kaluar në Hungari, e më pas nga aty për në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore.
Muri do të jetë katër metra i lartë, dhe do të jetë i vendosur në dhjetë pjesët ku më së shumti janë shfrytëzuar nga emigrantët për të kaluar kufirin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY