Gjatë seancës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i PE-së, Martin Schulz, i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare për një reformë të thellë gjyqësore.
“I bëj thirrje klasës politike në Shqipëri që të veprojë në përputhje me 13 pikat e dialogut të nivelit të lartë sa i përket drejtësisë, për një gjyqësor efikas që mban përgjegjësi për vendimet e marra. Institucionet e pavarura janë çelësi drejt një të ardhmeje të drejtë”.
Z. Schulz vlerësoi rezultatet pozitive të arritura deri më tani nga qeveria shqiptare dhe përpjekjet e vendit shqiptar për t’u ripajtuar me fqinjët. Ai shprehu konsideratë për popullin shqiptar duke thënë “I shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë popullit shqiptar për këtë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/