KE për zonat detare Greqi-Shqipëri: Konsolidimi i marrëdhënieve fqinjësore, pozitiv për anëtarësimin...

KE për zonat detare Greqi-Shqipëri: Konsolidimi i marrëdhënieve fqinjësore, pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

60
0
Shares

Në një letër me shkrim drejtuar komisionerit për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn, eurodeputeti i grupimit të Partisë Popullore Europiane, Manolis Kefalogiannis i ka kërkuar Komisionit Europian të shprehë qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen kufitare për zonën detare midis Greqisë dhe Shqipërisë  dhe efektin që mund të ketë mos-dakordësia për këtë marrëveshje midis dy vendeve lidhur me perspektivën e anëtarësimit ë Shqipërisë në BE.
Nga ana e tij, Komisioni Europian kërkon që Shqipëria të mbajë zotimin për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe  çështjet bilaterale të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur me objektiv konsolidimin e këtyre marrëdhënieve .
“Shqipëria pritet të mbajë zotimin e saj për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Angazhimi pozitiv në bashkëpunimin rajonal është një element thelbësor i procesit të integrimit evropian.
Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen nga palët e interesuara sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo duhet të bëhet në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe me objektivin për të konsoliduar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, është qëndrimi i plotë i Komisionit Europian, i cili vjen në emër të tij nga zëdhënësja Maja Kocijancic.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY