Ambasadori Amerikan Dona Lu gjatë inaugurimit të arkivës qendrore për ruajtjen e regjistrimeve audio të proceseve gjyqësore foli edhe për reformën në drejtësi. Donald Lu tha se gjithpërfshirja është kushti primar për suksesin e kësaj reforme.
Ambasadori Amerikan tha se, “pjesëmarrja e opozitës në këtë reforme është një garanci me shumë që ky proces po ecën në rrugën e duhur”.
Me krijimin e arkivit qendror për ruajtjen e regjistrimeve audio te seancave gjyqësore do të behet e mundur që çdo seancë gjyqësore jo vetëm të regjistrohet por edhe të ruhet e arkivohet. Ky projekt ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor. Projekti u financua nga USAID dhe Qeveria Amerikane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/