Basha i përgjigjet Mediut: Koalicioni me PS apo LSI, sikur ti zbresësh...

Basha i përgjigjet Mediut: Koalicioni me PS apo LSI, sikur ti zbresësh kalit e ti hipësh gomarit, PD në opozitë kundër dyshes Rama – Meta

74
0
Shares

Basha takon dhe diskuton me Schulz, për dekriminalizimi, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe korrupsioni

“Marrëveshja e dekriminializimit nuk ka funksionuar. Dyshja Rama – Meta e mbajnë të bllokuar atë”.
Kështu u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha, në përfundim të takimit me kreun e PE, Martin Schulz.
Sipas Bashës, me Schulz u diskutua për tri shqetësime madhore, për dekriminalizimi, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe korrupsionin
“Jemi të vendosur për të ecur përpara, duke nisur me dekrinalizimin. Së dyti problemi themelor janë zgjedhjet e lira e të ndershme,për të cilat i kërkova Schulz, që në bazë të raporteve ndërkombëtare OSCE/ODIHR, të ndikojë për të rikthyer standardet zgjedhore. Për sa i përket korrupsionit, janë 150  milionë dollarë që i mungojnë doganave e tatimeve por edhe pensioneve shkollave shëndetësisë por që u përdorën për blerjen e votave”, denoncoi Basha.
I pyetur për deklaratën e kreut të PR-së Fatmri Mediu, sipas të cilit, PD më mirë koalicion me PS se sa me LSI, Basha u shpreh se “është keqkuptuar ky deklarim. PD nuk është për ti zbritur kalit e hipur gomarit, apo e kundërta, por është për largimin e së keqes, dyshes Rama – Meta. PD nuk është në opozitë për të zgjedhur të keqen më të vogël për shqiptarët, por për të luftuar kundër dyshes Rama – Meta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY