Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Apelit të Krimeve te Rënda ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg” ndaj Vladimir Gjutës, të akuzuarit për vendosjen në dy raste të tritolit ndaj babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Avokati i Vladimir Gjutës kërkoi ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e shkallës së Parë e Krimeve ët Rënda. Edhe në këtë seancë, Gjuta ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimet me eksploziv në farmacinë e Bashkimit Tahirit dhe me tritolin që çaktivizua nga policia në vend-parkimin e makinës së tij.
Gjuta do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me atentatet terroriste të shkurtit të këtij viti ndaj, ku Gjuta është i dyshuari kryesor i prokurorisë si ideator i këtyre sulmeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/