Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, e sheh të largët momentin e çeljes së mundshme të negociatave të Shqipërisë me BE.
Në konferencën për shtyp, në përfundim të takimit me kryeparlamentarin shqiptar, Shulz, në prezencë të Metës, i pyetur në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë, tha me zë e me figurë se është ende herët për çeljen e tyre, por nënvizoi se vendi ynë ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian në rrugën e integrimit.
“Sa i përket gjysmës së dytë të vitit 2015 është shpejt ndaj unë dua të shpreh të gjithë mbështetjen për reformat e ndërmarra në vend. Është e rëndësishme të jenë efektive dhe të suksesshme. Ju keni mbështetjen e Parlamentit tim, por ju e dini se PE është i vetmi organ për çeljen e negociatave. Do promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të mund të jepet një përgjigje pozitive”, tha Schultz.
Sa i përket marrëdhënieve mes parlamentit të BE dhe atij të Shqipërisë, Schultz tha se në shumë raste debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve transportohen në Strasburg dhe në Bruksel, ndërkohë që duhet të mbeten brenda vendit.
“Një ndër elementët kryesorë është reforma në gjyqësor, jo vetëm duhet të jetë i qëndrueshëm por shërben edhe për rritjen e investimeve në Shqipëri”, tha ai.
Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Schultz e ka nisur me përshëndetjen për arritjen e një marrëveshje mes Greqisë dhe Eurogrupit.
Sipas kreut të PE-së, “ajo që është bërë në këto dy vite ka një rëndësi shumë të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit”.
Nga ana e tij kreu i Kuvendit tha se Shqipëria është e vendosur për të përmbushur 5 prioritetet kyçe të PE-së, në rrugën e integrimit teksa nënvizoi se pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, tashmë prioritet për Qeverinë Shqiptare është reforma në fushën e drejtësisë, për të cilën kërkoi kontributin e të gjithë aktorëve.
Duke ju referuar vizitës së Schulz në Tiranë, Meta u shpreh se kjo vizitë dhe ky takim është një tregues i qartë i vëmendjes së vazhdueshme dhe të mbështetjes së fuqishme të BE dhe të PE për perspektivën evropiane të rajonit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/