Kriza greke, gjendje e vështirë me furnizimet edhe në spitale

Kriza greke, gjendje e vështirë me furnizimet edhe në spitale

50
0
Shares

Në spitalet greke po u mbarojnë elementët bazë duke filluar nga ilaçet deri te ushqimi, në ndërkohë që paralajmërohet se furnizimet do të mbarojnë në javët e ardhshme nëse nuk merren masa.
”Kufizimet e vendosura në importe përbëjnë një problem kyç”, njofton gazeta ”Kathimerini” duke cituar burimet që thonë se furnizimet mjekësore do të zgjasin jo më shumë se 20 ose 30 ditë.
Sipas burimeve, problem përbën edhe sigurimi i ushqimeve si mishi dhe qumështi, pasi furnizuesit kërkojnë të paguhen me para në dorë.
Firmat që furnizojnë me detergjente dhe sapunë gjithashtu kanë filluar të kërkojnë parapagim për furnizimet.
Kreu i unionit të punëtorëve, Ilia Sioras, në spitalin e Athinës ”Evangjelismos Hospital” tha për ”Kathimerini”-n se furnizimet do mbarojnë së shpejti.
“Spitali ka ilaçe dhe ushqime edhe për këtë muaj”, tha ai dhe shtoi se ushqimet do rezistojnë nga mosprishja deri në fillimin e javës tjetër.
“Disa furnizues kanë pranuar pagesa me çeqe pasi nuk kemi para në dorë”, shtoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY