Kjo është vrima përmes të cilës lordi më i njohur i drogës në botë mundi të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë për herë të dytë, duke e përdorur atë për të arritur një tunel të sofistikuar të sajuar poshtë qelisë së tij
Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, kapoja miliarder i kartelit të fuqishëm të drogës në Meksikë, Sinaloa, arriti të largohej të shtunën në mëngjes nga burgu Altiplano, disa kilometra nga Meksiko.
Arratia e tij e dytë u bë e mundur përmes një tuneli kompleks e të sofistikuar, të pajisur me ajrim, dritë elektrike, bombola rezervë me oksigjen, i cili përfundonte në një ndërtesë në ndërtim e sipër pranë burgut, ku bashkëpunëtorët e baronit të drogës kishin lënë rroba dhe një motoçikletë të shpejtë në mënyrë që ai të largohej.
El Chapo, i cili është arratisur edhe një herë tjetër nga një burg i sigurisë së lartë në vitin 2001, është parë përmes kamerës teksa bënte dushin e mëngjesit të shtunën pak para arratisë e më pas është shoqëruar nga rojat në qelinë e tij.
“Mendoj se ata nuk i morën parasysh intrigat e Chapo Guzman dhe burimeve të pakufizuara që ai ka. Nëse Chapo Guzman ishte në gjendje të arratisej sërish, tashmë në një terren malor që ai e njeh aq mirë në shtetin e Sinaloa … ndoshta nuk do të mund të kapet më kurrë”, tha ish-zyrtari lartë i administratës amerikane në luftën kundër drogës, Mike Vigil.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Meksike_baroni_i_droges_me_i_kerkuar_ne_bote_El_Chapo_arratiset_nga_burgu_4654_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/