1.Duhet evituar qëndrimi në diell në orët e nxehta të ditës; veçanërisht në orët e pikut, 11:00-16:00, qëndroni në hije.
2.Duhet kujdes më i madh për personat e sëmurë kronikë, por edhe për fëmijët dhe të moshuarit. Sipas tyre, valët e të nxehtit projektohen të rriten, për shkak të ndryshimit klimaterik, por ndikimet e tyre mbi shëndetin janë të parandalueshme, ndaj nëse qytetarët ndjekin disa rregulla bazë, temperaturat e larta të këtyre ditëve kapërcehen më lehtë.
3.Mbani shtëpinë të freskët, kontrolloni temperaturat rregullisht. Ideale do të ishte t’i mbanit temperaturat poshtë 32°C gjatë ditës dhe 24°C natën.
4.Vendosni grila përgjatë dritareve me diell, hapni dritaret natën dhe herët në mëngjes, dhe varni peshqirë të lagur për të freskuar ajrin e dhomës, që mund të ndihmojë të ulë temperaturat e brendshme.
5.Qëndroni larg nxehtësisë. Rrini te dhoma më e freskët e shtëpisë, sidomos natën. Shmangni të dalën jashtë gjatë kohës më të nxehtë të ditës.
6.Shmangni aktivitetin e lartë fizik, nëse keni mundësi. Qëndroni në hije.
7.Mos lini fëmijët ose kafshët brenda makinave të parkuara.
8.Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar. Bëni dushe ose banjë me ujë të freskët. Vishuni lehtë, rroba të gjera me materiale natyrore.
9.Vendosni kapele me borsë të gjerë ose me strehë.
10Përdorni çarçaf dhe mbulesa të lehta, pa mbushje, që të evitoni akumulimin e nxehtësisë.
11.Pini rregullisht, por evitoni alkoolin dhe shumë kafeinë dhe sheqer. Hani porcione të vogla, dhe më shpesh. Evitoni ushqimet që janë të larta në proteina.
12.Pini sa më tepër lëngje, edhe nëse nuk keni etje, për të kompensuar lëngjet e humbura me anë të djersës. Sasia e lëngjeve mund të jetë të paktën 2 litra në ditë dhe mund të merret në formë uji, çaji, lëngje frutash të freskëta.
13.Nëse juve ose të tjerët nuk ndiheni mirë, keni marrje mendsh, debul, me ankth, jeni shpesh të etur ose keni një dhimbje koke, kërkoni ndihmë. Lëvizni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur, dhe matni temperaturën e trupit tuaj. Pini ujë ose lëng frutash për t’u rihidratuar. Pushoni menjëherë në një vend të freskët, nëse keni spazma të dhimbshme muskulare; pini lëngje nga goja për rihidratim që përmbajnë elektrolite; dhe kërkoni ndihmë nëse ngërçet e nxehtësisë zgjasin më shumë se një orë. Konsultoni mjekun tuaj, nëse ndjeni simptoma të pazakonta ose nëse simptomat vazhdojnë.
14.Nëse dikush ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë deri në delir, dridhje dhe/ose është i pavetëdijshëm, thërrisni mjekun ose ambulancën menjëherë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/