Dy të rinj kanë mbetur të plagosur kur makina më të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe përfundoi disa metra jashtë rrugës.
Dy të rinjtë që udhëtonin me automjetin tip “Ford Focus”, Endri Karaboja dhe Griselda Shehaj janë dërguar në spital të aksidentuar, ndërkohë që djali mësohet të jetë në gjendje më të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë. Mjeti tip “Ford Focus” me targa DR 8135 E është shkatërruar tërësisht, aq sa fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një shpërthim shkaktuar nga ndonjë lëndë eksplozive që mund t’i ishte vendosur.
Vetë vajza e plagosur ka deklaruar nga spitali se kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në kohën që kanë tentuar të shmangin përplajsen me një motor në rrugë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/