Në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë, rreth 100 mijë prej të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane e gëzojnë të drejtën e dy nënshtetësisë. Vetëm gjatë vitit 2014 mbi 21 mijë shqiptarë janë nënshtetas të rinj italianë.
Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Italian i Statistikave në raportin vjetor me të dhënat mbi bilancin demografik në këtë vend.
Deri më 31 dhjetor të 2014, popullsia italiane numëronte 60.795.612 banorë, 8.2 % prej të cilëve, pra pak më shumë se 5 milion janë qytetarë me nënshtetësi të huaj.
Komuniteti shqiptar rezident në Itali deri më vitin 2014 renditet në vendin e dytë në numër, me rreth 490 483 nënshtetas shqiptarë, 254 622 meshkuj e 235 861 femra, e që përbëjnë 9.8 % të popullsisë së huaj në këtë vend.
Raporti i fundit statistikor vërteton se gjatë vitit 2014, 21 302 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane kundrejt 15 mijë në vitin 2013 e 10 mijë në vitin 2012.
Afërsisht përllogaritet se në Itali aktualisht janë rezidentë rreth 100 mijë shqiptarë më nënshtetësi italiane apo dhe me dy nënshtetësitë shqiptare e italiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/