20 vjet më parë në Srebrenicë, zonë në atë kohë nën tutelën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u konsumua masakra më e egër në Europë që nga koha e nazismit. Nga 11 korriku 1995, brenda pak ditësh serbo boshnjakët e Ratko Mlladic dhe tigrat e Arkanit të Zeljko Raznatovic masakruan 8 mijë muslimanë boshnjakë shumë prej të cilëve dhe sot e kësaj dite gjenden në varre të përbashkëta. Jo të gjithë përgjegëjsit e masakrës janë vënë para drejtësisë.
Sot, rreth 50 mijë persona morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave, në memorialin dhe varerzat e Potoçarit, në Bosnjen lindore. Ditët e fundit u organizua dh një marshim për pqen nëpërmjet pyjeve ku banorët e Srebrenicës u përpoqën të arartiseshin nga spastrimi etnik i ushtarëve.
Në shtegun e lotëve kanë qenë të pranishëm autoritete të rëndësishme nga i gjithë globi, si ish presidenti amerikan Bill Klinton, dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt. Ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe presidentët e sllovenisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe kryeministrat e Turqisë dhe Serbisë. Mbretëresha Nor e Jordanisë, princeshë Ana e Britanisë së Madhe si dhe ministra të jashëtm të vende të ndryshëm. Ministri ijashtëm i Kosovës Hashim Thaci nuk ëshët lejuar të udhëtojë në Bosnje pasi i është komunikuar se është person i padëshirueshëm. Për shkak të pranisë së personaliteteve të rëndësishme janë marrë masa specuiale sigurie si dhe është prgatitru një plan evakuimi.
Shifrat zyrtare të genocidit të ndodhur në Ish Jugosllavi flasin për 8372 të vrarë, por numri nuk është i konfirmuar. Jo të gjithë trupat janë gjetur, ndërsa gjatë ceremonsië sotme janë varrosur eshtrat e 136 viktimave të identifikuara nëpërmjet testit të ADN-së një vit më parë. Aktualisht janë 6241 personat që prehen në këtë varrezë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/