Image GalleryKëto foto janë realizuar ekskluzivisht sot me Dron, nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve “Droni.al”.
Në foto duket automjeti të cilit i ishte vënë 600 gr lëndë eksploziv, si dhe momeni ku ekspertët e xhenierë, bëjnë çaktizimin e lëndës shpërthyese.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Thoma Hoxhaj” në Kombinat, Tiranë.
Mësohet se poshtë mjetit ishte vendosur një letër e lidhur me natriban. Pas njoftimit, në vengjarje , ku ishte parkuar mjeti tip “Fiat” me targë AA 021 HD, të cilit i ishte vendosur esploziv, shkoi policia. Pas më shumë se një ore u arrit që të bëhej çaktivizimi i pakos, ku brenda saj kishte 3 kallepe tritol 200 gramshe, kapsolle detonatore, si dhe dy bateri 9 volt me paketën elektronike. Mjeti ishte marrë me qera nga 31-vjeçari Ervis Imeri nga Tepelena.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/