FOTO/ Egjipt, shpërthimi autobombës shkatërron konsullatën italiane, 4 të plagosur

FOTO/ Egjipt, shpërthimi autobombës shkatërron konsullatën italiane, 4 të plagosur

59
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar seriozisht selinë e konsullatës italiane në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo.
Shpërthimi u shkaktua nga një autobombë, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë e lajmeve “Mena”, e cila saktëson se për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë.
Nga shpërthimi, i verifikuar mëngjesin e kësaj të shtune, mbetën të plagosur të paktën 4 persona, kanë bërë të ditur autoritetet mjekësore.
cikr1Së fundmi Egjipti është tronditur nga një seri atentatesh të rënda, mes të cilave spikat ai që i mori jetën kryeprokurorit Hisham Barakat, nga një sulm autobombë në qytetin e tij.
Në të njëjtin muaj, një tjetër autobombë vuri në shënjestër një komisariat policie, duke vrarë tre persona. Forcat egjiptiane të sigurisë janë në luftë me militantët islamikë, por luftimet kanë qenë kryesisht të kufizuara në gadishullin e Sinait.
egjipit_5344Militantët në këtë vend kanë vrarë të paktën 600 anëtarë të personelit policor dhe atij ushtarak në dy vitet e fundit. Ata i avancuan sulmet e tyre pasi ushtria rrëzoi ish-presidentin islamik, Mohammed Morsi në vitin 2013.
Në javët e fundit, presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi ka premtuar se do të përdorë dorë të hekurt ndaj militantëve.
Dhe në fakt, qindra anëtarë të Vllazërisë Myslimane, përfshirë presidentin e rrëzuar Morsi, janë dënuar me vdekje nga gjykatat e Egjiptit. Shumica e tyre janë në pritje të ekzekutimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY