Facebook, ja risitë më të fundit

Facebook, ja risitë më të fundit

48
0
Shares

Përdoruesit e Facebook mund të “vendosin” se çfarë do të shfaqin në rrjetin social, dhe kompania u jep mundësi atyre të kontrollojnë vetë News Feed-in

Midis risive më të fundit është edhe zgjedhja e miqve dhe faqeve që dëshirojmë të shohim gjithmonë në krye të fluksit të postimeve dhe lajmeve.
Dhe pas ndryshimit të logos, vjen dhe një ikonë e re për kërkesat e miqësive, në emër të barazisë gjinore. Më parë ishte një femër pas një mashkulli, me përmasa më të vogla, ndërsa tani ikona femërore shfaqet para dhe kanë të dy të njëjtën përmasë.
Në brendësi të seksionit “Preferencat në News Feed”, sikurse shpjegon Facebook në njoftimin e tij, mund të përzgjidhet me lehtësi fotoja e profilit e një miku, për të parë postimet e tij në vend të parë.
Të gjitha postimet e miqve të përzgjedhur do të shfaqen në pjesën e sipërme të News Feed dhe të shënuar me një yll, i nevojshëm për të na kujtuar pse ndodhën këto postime në këtë vend. Duke vijuar më poshtë, në News Feed mund të shohim të gjithë përmbajtjen normale.
Kompania e Zuckerberg sjell dhe një tjetër opsion që na ndihmon të zbulojmë faqe të reja në Facebook, në bazë të interesave dhe të mos ndjekim më profile që nuk na interesojnë. Prej disa orësh këto përditësime janë të disponueshme për iOS, ndërsa javën e ardhshme pritet të jenë gati edhe për sistemin Android dhe për kompjuterë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY