Uji Shqipërisë, nafta Greqisë?

Uji Shqipërisë, nafta Greqisë?

80
0
Shares

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të qëndrojë 2 ditë në Tiranë gjatë vizitës së tij e cila nis më 14 korrik. Në një koment të topchannel lidhur me këtë vizitë, thuhet se pas saj do të ketë zhvillime interesante në relacionet Shqipëri-Greqi përfshirë dhe disa nga cështjet e diskutueshme mes tyre.

Lidhur me kufirin detar të dy palët dëshirojnë një zgjidhje të shpejtë, pa qenë nevoja që çështja të shkojë në një zgjidhje me ndërmjetësim ndërkombëtar, ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Duket se pala greke do të pranojë një tërheqje në marrëveshjen në terren, e cila nuk ndryshon në terma marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, por i kthen Shqipërisë 250-300 km katrorë nga sipërfaqja detare e marrë pa të drejtë nga marrëveshja e parë, thotë topchannel.

Për këtë duket se pala greke do të pranojë heqjen e referimeve nga shkëmbinjtë detarë dhe lënien në fuqi të referimeve në territorin ishullor të saj.

Në terren kjo parashikon ndarjen në vijën e mesit në ngushticën e Sarandës dhe vendosjen e kufirit në 12 milje detare në veri të ishullit Othonos.

Një tjetër detaj që pritet t’i shtohet marrëveshjes është edhe kërkesa jozyrtare e Athinës për përfshirjen në konsorciumet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonën e Jonit 5, të kompanive greke.

Në këmbim të një marrëveshjeje të mirë, Athina do të shikojë me pozitivitet edhe disa lidhje teknike në çështje të karakterit të veçantë në marrëdhëniet midis dy vendeve, përfundon topchannel.

Bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për disa cështje të debatueshme po zhvillohen në mungesë të transparencës. Është hera e parë që flitet lidhur me një marrëveshje të mundshme për kërkime të përbashkëta në naftë pikërisht në zonën e kontestuar të marrëveshjes së detit.

Nëse kjo marrëveshje do i lërë Shqipërisë ujin dhe Greqisë naftën, nuk duket të jetë shumë e leverdishme, konstaton droni.al.

Së dyti, tërheqja greke për marrëveshjen e detit që nuk ndryshon në terma marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese nuk ka shumë kuptim, pasi e vetmja cështje e prodhuar nga ajo marrëveshje është kufiri detar, i cili ka kontestim ligjor nga Tirana. Hapësira për manovrime diplomatike apo “pazare” është shumë e vogël ose pothuajse nuk ekziston nëse qeveria shqiptare do të respektojë vendimin e Kushtetueses, thekson droni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY