Shpërthen punishtja në Berat, 2 të plagosur rëndë, një në pranga

Shpërthen punishtja në Berat, 2 të plagosur rëndë, një në pranga

63
0
Shares

Një punishte për përpunimin e bimëve medicinale ka shpërthyer sot në periferi të Beratit duke plagosur rëndë dy persona. Ngjarja ndodhi në fshatin Moravë, për shkak të shpërthimit të kaldajës së punishtes. P.V, 64 vjeç, nga Ura Vajgurore, dhe M.K, 51 vjeç, banues në Moravë, morën plagë nga shpërthimi dhe janë dërguar në spitalin e Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësorë.

Policia ka arrestuar një person lidhur me këtë ngjarje: Emiljano Ahmetbegaj, 32 vjeç, banues në Berat, me detyrë përgjegjës për mirmbajtjen dhe kontrollin teknik në punishten për bimët medicinale ne fshatin Moravë. Atij iu vuan pranga nën akuzën e ”Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë “ parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY