Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, por këtë herë, në përgjigje të homologut të tij serb Alksandar Vucic.
“Në Shqipëri, miku im i dashur @ SerbianPM, atë ditë do të fitojnë ata që do të luajnë futboll të mirë, kështu që kurrë mos thuaj “Ne do të fitojmë”, se asgjë nuk varet nga ju 🙂
Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Reagimi i kryeministri Rama erdhi pasi kryeministri Vuçiç kishte shkruar në rrjetet sociale se, “Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal. Mos u brengos, do ta fitojmë ndeshjen pa drona dhe pa ndihmën e askujt në mes të Tiranes”.
Ndërkohë, më herët ishte i pari Rama që hapi “debatin” në rrjetet sociale me postimin e tij, “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqipëria”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/