Fitoren e 3-pikëshit në tavolinë nga ekipi përfaqësues i Shqipërisë ndaj Serbisë, e kanë përshëndetur edhe drejtues të lartë të shtetit shqiptar.
“Urime Ekipit Kombëtar. Përpara.”, shkruan presidenti Bujar nishani, në profilin e tij në “Facebook”, ndërsa ka postuar edhe një foto të tij, me ekipin përfaqësues të futbollit.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë fitore.
“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqipëria”, shkruan ai në “Facebook”.
Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka ëprshëndetur këtë fitore.
“Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!”, shkruan ai në “Facebook”.
Për ish-kryeministrin Sali Berisha, kjo është një “fitore për t’u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare!”.
“Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!!”, shkruan Berisha në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/