Emërohen tre gjyqtarë në Gjykatën e Shkallës së Pare për Krime të Rënda
Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi me vota tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Me votim të hapur, anëtarët e këshillit përzgjodhën gjyqtarin Bib Ndreca, Milena Muça dhe Daniela Shirka për të ushtruar detyrën e gjyqtarëve në këtë gjykatë, pasi prej muajsh ishin tre vende vakante. Ky propozim i anëtarëve të këshillit, pritet të dekretohet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani që tre gjyqtarët të fillojnë punën.
Ndërkohë për të dytën herë radhazi, anëtarët e Këshillit nuk shqyrtuan kërkesat e ministrit të Drejtësisë për procedimin ndaj gjyqtarëve. Shkak është bërë mungesa e ministrit dhe mospjesëmarrja e tij në mbledhje, duke detyruar anëtarët të shtyjnë procedimet disiplinore ndaj 4 gjyqtarëve të konstatuar me shkelje nga Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.





