A mund të apelohet vendimi për 3 pikët. Konspiracioni i Danimarkës në...

A mund të apelohet vendimi për 3 pikët. Konspiracioni i Danimarkës në konflikt interesi

65
0
Shares

Është një pyetje e cila nuk zbeh lavdinë vendimit të CAS, por rregullorja thotë se vendimet e kësaj gjykate mund të apelohen në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës.

Megjithatë, apelimet në vendime të CAS-it shumë rrallë janë të suksesshme dhe në përgjithësi janë të limituara në çështje procedurale, përjashtim kanë rastet kur vendimet konsiderohen si “të papajtueshme me politikën publike”, shkruan lajmi.

Që nga marsi i vitit 2012, nga gjithë apelimet që janë bërë, ka pasur vetëm 7 të suksesshme. 6 herë apelimet kanë qenë të suksesshme për shkak të çështjeve procedurale, kurse vetëm një herë Gjykata Supreme e Zvicrës e ka hedhur poshtë një vendim për meritat e rastit.

Reagime edhe nga ana e skuadrave evropiane mund të orientojnë opinionin kundër vendimit të CAZ. Megjithatë disa prej tyre janë në konflikt të pastër interesi. Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen është njëri prej tyre. Skuadra do të luajë me Shqipërinë dhe ethet e garës po i shkëmben me konspiracion.

morten-olsen

“Pas këtij vendimi, gjërat na janë vështirësuar, duhet të jemi realistë. Mirëpo, ne mund të vendosim vetë, në shtëpi duhet ta mposhtim Shqipërinë. I kemi edhe dy ndeshje më pas kundër Portugalisë dhe Serbisë. Është bërë i vështirë kualifikimi në Kampionat Evropian”, tha Olsen. “Unë nuk po kuptoj asgjë nga ky vendim. Jam i habitur. Po ndodh njësoj si në 2007-ën, kur humbëm ndeshjen me Suedinë. Mendoj se diçka është duke ndodhur kundër nesh gjithë kohën, dhe kjo po bëhet sepse këtu ka politikë dhe lobim. Vendimi është dashur të jepet para se ne të luanim me Serbinë por nuk ndodhi”, deklaroi Olsen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY