Në të paktën 4 raste është mësuar se KQZ ka ndryshuar me vendim numrin e votave apo tabelën përmbledhëse të rezultatit që është dhënë në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor gjatë ditës së djeshme dhe sot.
Skandlasi është bërë publik sot pasdite nga kolacioni i vëzhguesve vendorë të cilët kanë konstatuar ndërhyrjen fill pas ankesës që ka bërë përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti.
Në seancat e datave 8 dhe 9 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati në rendin e ditës, ndër të tjera, projekt-vendimet për shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiakë në Bashkitë Bulqizë, Devoll, Berat dhe Kuçovë.
“Sipas pohimeve të drejtuesve të administratës u pranua se në projekt-vendimet në diskutim ishin bërë korrigjime në numrin e votave të dala nga vendimi i KZAZ-ve përgjegjëse”, thuhet në deklaratën e koalicionit të vëzhguesve vendorë..
Ja edhe debati i zhvilluar mes Kosovrastit dhe kryetares së KQZ Lefterije Luzi:
Njazi Kosovrasti: “Unë përsëris edhe njëherë shqetësimin që thashë dje lidhur me ndërhyrjen që po bëhet në tabelat e rezultateve në rastin e KZAZ-ve të vetme, të cilat e kanë miratuar Tabelën e Rezultateve atje në KZAZ, kanë shpallur një rezultat dhe unë mendoj që s’është e ligjshme të ndërhyhet nga KQZ, as kryesisht as me ankim në këtë fazë, për të korrigjuar Tabelën e Rezultateve”.
Lefterije Luzi: “Sikurse dhe ju e thatë, sigurisht që është një parashikim ligjor i cili nuk është, pra i parashikuar kjo që bëjme ne, por ne kemi rënë në parim dakort duke e tejkaluar këtë. (…) Po pra! Kemi rënë në parim dakort për t’a tejkaluar. Sigurisht është e drejtë ajo që thatë ju, sepse ligji nuk e parashikon “mot a mot”.
Kodi Zgjedhor nuk i jep asnjë të drejtë KQZ-së në korrigjimin, qoftë edhe të gabimeve materiale, e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zgjedhjeve nga KZAZ-ja.
Vetëpranimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një tejkalim të vullnetshëm të kuadrit ligjor, pas një vazhdimësie mosrespektimi në këto zgjedhje, duket se po e shndërron Kodin Zgjedhor në një Manual ose Memorandum Zgjedhor pa asnjë efekt normativ, konkludon koalicioni i vëzhguesve vendorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/