Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMITË/ Sokol Mjacaj pas vrasjes një kafe në lokal dhe pazar për të shitur celularin e vjedhur

09/07/2015
DËSHMITË/ Sokol Mjacaj pas vrasjes një kafe në lokal dhe pazar për të shitur celularin e vjedhur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjakftohtësia e 20-vjeçarit Sokol Mjacaj i ka lënë pa fjalë hetuesit të cilët kanë dëgjuar rrëfimin e qetë të të riut i cili pa ju dridhur qerpiku ka treguar çdo moment nga ekzekutimi i çiftit të turistëve çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Shkodrës, raporton A1 Repot.
Pas vrasjes Sokol Mjacaj ka tentuar të bëjë mbrëmjen e zakonshme të tij dhe është shfaqur i qetë në lokalin e një të njohuri të tij në fshatin Grudë e Re. Ndërsa ka konsumuar kafe është shfaqur mjaft i ftohtë duke mos lënë asnjë përshtypje se vetëm një ditë më parë kishte marrë dy jetë nga plumbat e kallashit që i dha në befasi pas koke tu turistëve, të cilëve iu fut me dhunë në makinë ku dhe i ekzekutoi.
Këto detaje reflektohen në dëshminë e plotë që Mjacaj i ka dhënë hetuesve.
Në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që zgjoi revoltën e opinionit publik shqiptar, ka ndihmuar një i ri me inicialet A. D., pronari i lokalit ku Mjacaj zgjodhi të pushojë disa orë pas krimit makabër.
Majcaj pranon se grabitjen e kish planifikuar më parë dhe mesditën e 3 korrikut ka dalë në rrugë duke u hequr si pasagjer, ndërsa A. D., dëshmon se Mjacaj i ka shitur telefonin që i vodhi çekëve pas vrasjes, për vetëm 500 lekë.
Nisur nga kjo dëshmi Sokol Mjacaj një ditë më parë është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen si dhe armëmbajtjen pa leje.
Ndërsa referuar lokalizimit të Mjacajt në fshatin Grud e Re ku ishte fshehur pas krimit, hetuesit janë ndihmuar nga dëshmia e të riut me iniciale A. D., të cilit 20-vjeçari i kish shitur telefonin e turistëve çek.
Arratia e Mjacajt zgjati për afro 48 orë, ndërsa për kapjen e tij u angazhuan mbi 400 forca policie të cilat arritën ta kapnin atë të fshehur në një banesë në fshatin Grudë e Re pasditen ë 5 korrikut.

Dëshmia e Sokol Mjacaj

“Rreth orës 16:00 të pasdites pasi mbarova disa punë në shtëpi vendosa të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë turist që frekuenton zonën. Mora automatikun me dy karikatorë e futa në një çantë sportive dhe dola në rrugë në vendin e quajtur Lotaj. Aty prita pak, deri sa erdhi një fuoristradë me targa të huaja. I bëra shenjtë të ndalonte, ndaloi i kërkova të më merrnin si pasagjerë, komunikova me ta disa fjalë anglisht dhe u morëm vesh me shenja. Michal më tha se nuk kishin vend në makinë dhe tentoi të largohej, por nxora automatikun dhe i kërcënova duke qëlluar disa herë në ajër. Më morën në makinë dhe gjatë gjithë kohës e kam mbajtur automatikun pas kokës së shoferit, me fishekë në gojë, por sapo u afruam te vendi i quajtur Mes-Lum shoferi tentoi të më marr armën dhe e për këtë arsye e qëllova. Më pas qëllova dhe shoqëruesen e tij, mjeti humbi kontrollin u batua dhe ndaj e lashë automatikun në makinë dhe ika për tu fshehur”.

Rrëfimi i dëshmitarit A. D.

“Më datë 4 rreth orës 10:00 të mëngjesit në lokal më erdhi Sokol Mjacaj, atë e njihja pasi kish jetuar disa kohë më parë tek të afërmit e mi.  Ai u ul në lokal piu një kafe dhe mu afrua duke më thënë, e do këtë telefonin për 5000 mijë lekë. I thashë Sokol telefoni është i thyer dhe nuk kushton 5000 mijë lekë, më tha më jep sat ë duash dhe i dhashë 500 lekë me kushtin se po të rregullohej si telefon do t’i jepja dhe 1000 lekë.
Sapo ndeza telefonin pashë foton e turistëve Cek në ekran, dyshova se Mjacaj mund t’i ketë vrarë duke ditur se ai ka qenë e më parë i dënuar e njoftova menjëherë policinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

Kushtetuesja lë në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Beqajn

28/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Del nga rruga makina në Salari, mbetet pa jetë 50 vjeçari

28/01/2026
DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

Kushtetuesja lë në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Beqajn

28/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.