Konsullja e republikës ceke, Radka Salapkova tha sot në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, se i vlerëson shumë gjithë ngushëllimet që kanë marrë për vrasjen e dy turistëve cekë. “Jemi prekur nga ngushëllimet që kanë ardhur nga publiku shqiptar. Ju falenderojmë për këtë”, tha Salapkova.
Duke komentuar disa ngjarje të rënda me turistët cekë në dhjetë vitet e fundit, konsullja tha se “Nuk mendoj se ka pasur zinxhir ngjarjes fatkeqe për turistët cek. Rasti i tre studentëve ishte e trishtuar. Ne përditësojmë rregullisht faqen e këshillimit dhe përditësimi i fundit është bërë para fillimit të sezonit turistik. Nuk kemi ndryshuar faqen e këshillimit për turistët , mund ta ndryshojmë paksa pasi të marrim edhe më shumë informacion. Por jo për momentin”, tha ajo.
Në vijim duke komentuar situatën e sigurisë për turistët cekë që frekuentojnë veriun e vendit ajo tha se “Mendoj se Shqipëria është vend i sigurt, për turistët që shkojnë në male u sugjeroj të udhëtojnë në grup. Shqipëria është një vend i bukur, do ju thoja të kenë kujdes”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/