Albert Qarri, rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë, është dhunuar fizikisht sot, në një aktivitet publik, ku merrte pjesë edhe Presidenti i republikës.
Ngjarja ka ndodhur në sallën e shfaqjeve të Teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Një person, i cili u neutralizuar ë pas nga Garda e Republikës, është afruar dhe ka ofenduar deh goditur me grusht, Rektorin.
Polica e Vlorës, identifikoi dhunuesin, Kujtim Cakrani, dhe e ka shpallur në kërkim atë, pas lënies së lirë nga Garda e Republikës.
Mësohet se bashkëshortja e dhunuesit, ka punuar në Universitetin e Vlorës.
Rektori pretendoi pas dhunës se “Kujtim Cakrani është një person me precedentë penalë dhe se ka shpifur edhe më herët në adresën time. Do të bëjë kallëzim penal ndaj tij, në polici”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/