Kryeministri grek Tsipras ka zëvendësuar Varufakis, një figurë të pakëndshme për europianët me Euklid Cakalotos i cili i njohur për qëndrimet e tij pro euros. Ai është personi që mori në dorë negociatat me kreditorët dhe BE-në për çështjen e borxhit në muajin prill dhe njihet si oponent i Grexit.
Cakalotulos ka studiuar në Oksford për ekonomi dhe është një figurë mjaft e njohur në Londër. Ministri i ri 55-vjeçar ka lindur në Roterdam dhe përpara se të bëhej ministër ka qenë truri i politikave ekonomike të qeverisë së SYRIZA-s.
Ndryshe nga Varufakis, Cakolos nuk është një i ri në SYRIZA. Ai ka qenë anëtar partie për më shumë se një dekade dhe është deputet që nga viti 2012. Ndryshe nga të tjerët, Cakalotos ka një edukim perëndimor dhe është akademik më shumë sesa politikan karriere. Ai jep mësim në Universitetin e Kentit në Britani dhe në atë të Athinës.
Ai është autor i gjashtë librave ku më i fundit tenton të zbërthejë shkaqet e krizës greke. Por ndryshe nga shumë majtistë në SYRIZA, Cakalotos është person që kërkon ta mbajë Greqinë në BE dhe Eurozonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/