Zgjerohet harta e skandalit me branat e rimbusrueshme. Nga hetimi dy mujor i prokurorisë së Tiranës, rezulton se në këtë skemë janë të përfshira dhe një numër i konsiderueshëm farmacish në rrethe. Si pasojë e veprimeve hetimore të kryera nga akuza e kryeqytetit ka rezultuar se farmaci në Durrës, Elbasan, Fier dhe disa qytete të tjera kanë qenë pjesë e kësaj skeme.
Për këtë fakt hetuesit dyshojnë se shuma e vjedhur nga buxheti i shtetit kalon shifrën e 500 mijë eurove, për të cilat u arrestua drejtori fondit të sigurime shëndetësorë për Tiranën Pjerin Xhuvani dhe pronari i katër farmacive fiktive Hysni Roçi. Për këtë arsye në hetimin e skandalit do të përfshihen të gjitha prokuroritë e rretheve ku dyshohet se janë lëshuar receta false të cilat më pas janë rimbursuar nga buxheti i shtetit.
Veprimet në këto qytete sapo kanë filluar nga prokurorët dhe në ditët në vijim priten rezultate konkrete,për të parë se kush ka qenë i përfshirë në këtë afere. Deri tani i vetmi person që ndodhet pas hekurave është pronari i farmacive fiktive Hysni Roci. Gjykata e apelit disa ditë më parë ndryshoi masën e sigurisë për Pjerin Xhuvanin drejtorin e fondit të sigurimeve shëndetësore,duke e lënë në arrest shtëpie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/