Vota e mbi 61 për qind votuesve grekë, për t’i thënë jo masave shtrënguese e reformave të imponuara nga Europa ka shkaktuar euforinë e euroskeptikëve italianë si dhe të gjitha atyre forcave politike si Lëvizja 5 Yje, Lidhja e Veriut, SEL etj., që e kanë bazuar platformën e tyre politike në një betejë të hapur kundër eurotokracisë e politikës ekonomike e monetare të Bashkimit Europian.
Për Matteo Salvini, liderin i së djathtës ekstreme Lidhja e Veriut, rezultati i refenderumit grek, duhet të merret shumë në konsideratë nga kryeministri italian Matteo Renzi.
Sipas Salvinit, “Europa duhet të ndryshojë traktatet e saj e mbi të gjitha politikën monetare. Derisa ka fituar vota ‘jo’, u shpreh ai, ky fakt është një shuplakë për politikën europiane që po na çon të gjithëve drejt urisë”.
Nga Athina ku ndodhet për të mbështetur qeverinë e Tsipras e popullin grek, lideri i Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo ka deklaruar se rezultati i këtij referendumi, detyron kancelaren gjermane Merkel e bankierët europianë të reflektojnë shumë.
“E ky është vetëm fillimi, thotë ai. Tani popullin grek e pret një e ardhme me plot perspektivë. Kjo është demokracia e vërtetë”.
Lëvizja 5 yje e lideri i saj Beppe Grillo për mediat greke ka deklaruar se dhe në Itali do të kërkojnë që të jenë qytetarët ata që duhet të vendosin për euron.
“Shumë shpejt do t’i kërkojnë parlamentit italian të marrin në diskutim propozimin e një ligji mbi iniciativën popullore të cilën e kanë depozituar pak kohë më parë në dhomën e Senatit. Sipas tyre fuqia duhet të jetë në duart e popullit e jo të bankave”, shprehet Grillo.
Për sa i përket idesë së një referendumi të ngjashëm në Itali, Beppe Grillo ka informuar se janë mbledhur rreth 50 mijë firma për të bërë një ligj të iniciativës popullore, të cilin
Lëvizja 5 Yje e ka depozituar në dhomë e senatit.Më pas ky propozim do të dikutohet në parlamentin italian.
“Ne do t’i kërkojmë italianëve, thotë Grilo, meqë kur hymë në zonën euro askush nuk kërkoi mendimin e popullit, nëse dëshirojnë të qëndrojnë në Eurozonë”.
Për Lëvizjen 5 Yje, Italia duhet të dalë sa më shpejt nga Eurozona e se qëndrimi në të është problemi kryesor për vendin.
Po në Athinë gjendet dhe lideri i SEL, i së majtës ekologjike italiane, Niki Vendola për të cilin “me rezultatin e referendumit grek ka humbur Europa, ka humbur Merkel, ka humbur Renzi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/