Kryeministria ndërhynë në fasadën e saj – por godina është monument kulture

Kryeministria ndërhynë në fasadën e saj – por godina është monument kulture

280
0
Shares

Godina e Kryeministrisë do të pësojë ndryshime në fasadën e saj. Edhe pse është monument kulture i kategorisë së dytë, qeveria nuk ndalet.
Një gjë e tillë tingëllon jo vetëm si arrogancë, por edhe ironike, po të kihet parasysh se rreth një vit më parë, kur Presidenca hoqi kangjellat rrethuese, zhurmuesit e qeverisë Artan Shkreli e Artan Lame çfarë nuk thanë…, në ndryshim nga heshtja e sotme… 
Punimet për ndryshimet kanë filluar ditë më parë, ndërsa projekti ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës, vetëm ditën e premte, datë 3 korrik.
Në fasadën e saj, me pamje nga Bulevardi, do të ndërtohet një strehë e gjerë, e mbushur me drita.
Ndërkohë, Neni 27 i Ligjit për “Trashëgiminë Kulturore” thotë shprehimisht: “Monumente kulture të kategorisë II janë të gjitha ndërtimet në zonat-muze dhe në ato zona të mbrojtura të qyteteve-muze në qendrat historike, të pacilësuara monumente të kategorisë I. Ato ruhen vetëm në vëllime dhe përbërje arkitektonike të pamjeve të tyre të jashtme”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY