Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetimi për 2 turistët, në sitë albumi me 400 fotografi dhe bisedat telefonike. Pas vrasjes nuk janë grabitur

05/07/2015
Hetimi për 2 turistët, në sitë albumi me 400 fotografi dhe bisedat telefonike. Pas vrasjes nuk janë grabitur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën 400 fotografi janë gjetur në dy aparatet fotografikë të turistëve cekë Michael Svatos, 27 vjeç, dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, të cilat kanë filluar të shqyrtohen një nga një nga hetuesit në Shkodër. Sipas tyre, kontrolli i fotove do të ishte shumë rezultativ nëse ata ia kanë dalë të shkrepin ndonjë imazh nga mysafiri vrasës në kabinën e makinës së tyre.

Ndërkohë gazeta Panorama shkruan sot se grabitja është pista kryesore që po hetohet në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në zonën e Shkodrës mbrëmjen e së premtes.

Edhe pse viktimave të krimit, shtetasve Michael Svatos, 27 vjeç, dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, nuk u është marrë asnjë send personal, për hetuesit grabitja është versioni më i mundshëm i ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, konkretisht nga kontrolli në automjet, është bërë gjetja e një kompjuteri laptop që i përket viktimave, po ashtu janë gjetur celularët e tyre, madje edhe portofolat dhe aparatet fotografike”, kanë thënë burimet nga grupi i hetimit për gazetën.

Sipas tyre, pavarësisht faktit se këto sende me vlerë nuk u janë marrë viktimave, pista e grabitjes është më e forta që po hetohet, për faktin se nuk ka prova apo të dhëna për ndonjë motiv tjetër në lidhje me ngjarjen. “Grabitja nuk përjashtohet pasi ka dyshime se autori apo autorët kanë dashur t’i trembin turistët e t’u marrin sendet me vlerë, makinën dhe shumat monetare që kanë pasur me vete.

Pasi janë detyruar t’i vrasin nga kundërshtimi i 27-vjeçarit Michael Svatos, dyshohet se autorët kanë hequr dorë nga grabitja e janë larguar.

Ndërkohë banorët e familjes ku fjetën dy turistët çekë një natë para vrasjes në Shkodër i kanë thënë dje grupit hetimor se të rinjtë kanë qenë të pashoqëruar nga persona të tjerë, të huaj apo shqiptarë.

Sipas tyre turistët ishin nisur për në Theth dhe mbrëmja i zuri në Prekal. Kanë fjetur atë natë atje dhe të nesërmen janë nisur me makinën e tyre për në Theth. Sipas tyre turistët cekë nuk kishin shprehur ndonjë shqetësim.

Media në Tiranë shkroi sot se dyshohet që autor i krimit të jetë një bari i zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

12/03/2026
Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.