Erion Veliaj: Do kem 4 nënkryetarë, partia s’ka rëndësi

Erion Veliaj: Do kem 4 nënkryetarë, partia s’ka rëndësi

58
0
Shares

Foto:
Një fundjavë tek “super liqeni i Kasharit”, sic e quan Veliaj

Bashkia nën drejtimin Erion Velisë do të ketë 4 nënkryetarë dhe natyrisht edhe 24 administratorë, 11 prej të cilëve do të drejtojnë 11 njësitë bashkiake në kryeqytet. Në një darkë me disa miq të tij në media të ndryshme ai tha se ditën e parë të punë sod të zgjedhë nënkryetarët.

I mbështetur nga disa parti politike në garën e Tiranës, të paktën dy prej tyre do të jenë jashtë PS. Gjatë fushatës ai kishte prezencë të ndjeshme të LSI në takime por në disa raste i ka dhënë shumë hapësirë edhe partisë së Topit. Kjo e fundit mund të jetë e kënaqur me administrimin një njësie bashkiake.

“Nuk do të kenë sigël partie. Ata do të përzgjidhen njëlloj si kandidatët që dolën në siglën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Besoj se kam dëshmuar që nuk prirem të shikoj njerëzit nga bindjet politike. Prirem të punoj me menaxherë të mirë. Fati kësaj here është që kryetari i bashkisë zgjidhet, punon me menaxherë të cilët i emëron ose i shkarkon në bazë të performancës së tyre”, deklaroi kreu i ri i bashkisë.

Lidhur me nënkryetarët apo administratorët socialistë është e mundur që Elisa Spiropali të jetë një nga emrat e rëndësishëm të stafit të bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY