Vrasja e çiftit çek, Shoqata e Turizmit: Qeveria të parandalojë ngjarje të...

Vrasja e çiftit çek, Shoqata e Turizmit: Qeveria të parandalojë ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik

74
0
Shares

Shoqata Shqiptare e Turizmit e ka vlerësuar vrasjen e dy çiftit çek ndër më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite.
“ATA i kërkon për të disatën herë qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik”, thuhet në njoftimin e shoqatës shqiptare të Turizmit.
 
Njoftimi i Shoqatës Shqiptare të Turizmit

“ATA reagon ndaj tragjedisë së Dukagjinit. Së pari ATA ngushëllon familjen dhe miqtë e dy të rinjve shtetas të republikës Çeke që humbën jetën duke vizituar vendin tonë! Kjo ngjarje tronditëse është nga më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite. Krimi nuk ka vrarë thjeshtë 2 të rinj, 2 turistë, por i ka dhënë një goditje të fortë Turizmit shqiptar dhe punës sonë e të gjithë kolegëve tanë ndër vite. ATA i kërkon për të disatën herë qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY