Vrasja e 2 turistëve, ministria e Jashtme çeke: Rasti po hetohet si...

Vrasja e 2 turistëve, ministria e Jashtme çeke: Rasti po hetohet si një krim, tragjedia ngjarje e izoluar

69
0
Shares

“Tragjedinë në Dukagjin, e konsiderojmë ngjarje të izoluar. Shqipëria është vend popullor, tërheq shumë turistë nga Çekia dhe Polonia”, ky është reagimi i Ambasadës së Çekisë në Tiranë, ndërsa ka bërë të ditur se ngjarja, ku u vranë dy turistë çekë, ka ndodhur në afërsi të Shkodrës, ku ka shumë kampe.
Deklarata është bërë për mediat çeke nga Radka Calábková, pjesë e ambasadës së Çekisë në Shqipëri.
Ndërkohë, ministria e Jashtme çeke ka sqaruar për mediat vendase se, “Rasti po hetohet si një krim. Policia ka gjetur armën e krimit, një kallashnikov. Siguria në Shqipëri ka përmirësime vitet e fundit.
Turistët ishin nga zona perëndimore e Çekisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkodrës, ku ka shumë kampe. Dy turistët u vranë me armë zjarri në makinë. Tani do të kontaktojmë me familjet e viktimave. Viktimat janë dy turistët nga Çekia Michael Svatos dhe Anna Kosinova”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY