Banorë të shumtë të Shkodrës janë mbledhur këtë pasdite pranë shatërvanit në qendër të qytetit, për të bërë homazhe për turistët çekë të vrarë një natë më parë në Prekal.
Banorët janë mbledhur dhe me qirinj në duar kanë zhvilluar në heshtje një ecje sensibilizuese për dy të rinjtë që po vizitonin vendin tonë.
Dy turistët çekë u ekzekutuan në makinën e tyre nga një person që nga hetimet rezulton se ndodhej në sediljet e pasme. Më pas, autori ndoshta i ndihmuar nga persona të tjerë, ka shtyrë automjetin për në humnerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...