Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë –Prush në hyrje, Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës ka bërë bllokimin dhe ndalimin e shtetasit Kosovar të dënuar me 12 vite burg për “Vrasje” në Pragë, Republika e Çekisë .
Burimet zyrtare të drejtorisë së Policsë së Qarkut të Kukësit, sqarojnë se sot, në PKK Qafë – Prush, gjatë rregjistrimit në hyrje të shtetasit Kosovar, Shukri Hoti 41 vjeç, lindur dhe banues ne Rugovë të Komunës Gjakovë të Kosovës. Ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar .
Nga verifikimet ne sistemin e -ASF (Interpol) rezulton se ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, Republika e Çekisë pasi, Gjykata e Pragës,Çeki me vendimin nr. 43T12/1999 të datës 24. 05. 2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes”
Pas ndalimit, u komunikua me Prokurorin e Kukësit , ku u krye arrestimi provizor i shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/