Greqi, referendumi i pari pas atij të vitit 1974, kur iu dha...

Greqi, referendumi i pari pas atij të vitit 1974, kur iu dha fund monarkisë dhe u vendos Republika

66
0
Shares

Referendumi i të dielës në Greqi, i pari që prej 40 vjetësh, do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e vendit. E fundit, në vitin 1974, iu dha fund monarkisë dhe u vendos Republika.
Në total, shtatë referendume janë organizuar në shekullin e 20-të në Greqi, nga vitit 1920 deri në vitin 1974, të përqendruar në dilemën monarki apo republikë në periudha të tensionuara, theksoi politologu, Ilias Nikolakopoulos.
“Është hera e parë që zhvillohet një referendum që përfshin një çështje të karakterit politik ndërkombëtar dhe kombëtar dhe kjo është e një rëndësie të veçantë”, theksoi ai.
Një tjetër referendum për një propozim të kreditorëve të vendit (BE, BQE, FMN), përsa i përket borxhit grek dështoi në vitin 2011 duke çuar në rrëzimin e kryeministrit socialist, Jorgos Papandreu.
Këtë herë zgjedhësit do t’i përgjigjen pyetjes ”Propozimi i paraqitur nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë Eurogrupit të 25 qershorit duhet të pranohet?”.
Referendumi që do të zhvillohet nesër rrezikon të ketë pasoja politike afatshkurtra. Ministri i Financave, Janis Varufaqis ka theksuar tashme se do të jepte dorëheqjen në rast të fitores së ”po”-së.
Cipras mbetet më evaziv duke u shprehur se do të reagonte në rast dështimi sipas parimeve të Kushtetutës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY