Durrës, fillon sezoni turistik, bashkia fik semaforët

Durrës, fillon sezoni turistik, bashkia fik semaforët

105
0
Shares

Semaforët në Durrës, funksionojnë vetëm në dy akse rrugore, në atë të hyrjes së Durrësit dhe në unazën e Shkozetit, ndërkohë në shumë kryqëzime apo rrugë kryesore, semaforët nuk funksionojnë, madje prej shumë kohësh.
Situata bëhet më shqetësuese sidomos në rrugët ku ngarkesa e qarkullimit rrugor është edhe më e madhe, siç është rruga kryesore e plazhit, e njohur si rruga “Pavarësia” nga ura e Dajlanit deri në Plepa.
Për shkak te sezonit  veror, trafiku në këtë aks rrugor rëndohet së tepërmi, sidomos në fundjavë ku mijëra qytetarë durrsakë dhe jo vetëm, frekuentojnë plazhin e Durrësit. Drejtuesit e mjeteve dhe këmëbsorët e shumtë ndihen të shqetësuar nga kjo  situatë.
Mosfunksionimi i semaforëve në një pjesë të rrugëve të qytetit bregdetar, jo vetëm rrit kaosin në trafik, por njëkohësisht rrit ndjeshëm propabilitetin e aksidenteve rrugore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY