Siri, vritet nga sulmet ajrore një lider i ISIS-it

Siri, vritet nga sulmet ajrore një lider i ISIS-it

62
0
Shares

Një sulm ajror ka vrarë në Siri një lider të Shtetit Islamik, deklaroi dje Pentagoni.
Militanti tunizian, Tarik bin Tahar el-Awni al-Harzi u vra në Siri në afërsi të kufirit me Irakun, më 16 qershor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë një shpërblim deri në tre milionë dollarë për informacionet për të.
“Vdekja e tij do ta bëjë më të vështirë për Shtetin Islamik që të lëvizë armë dhe luftëtarë brenda dhe jashtë Irakut dhe Sirisë”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.
Al-Harzi kishte furnizuar militantët me armë të blera në Libi dhe me mjete plasëse për bomba makinash dhe sulme vetëvrasëse.
Gjithashtu ai ka ndihmuar luftëtarë nga Evropa për të hyrë në Siri nëpërmjet Turqisë.
Ali dyshohej për përfshirjen në sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi në shtator të vitit 2012. Katër diplomatë amerikanë u vranë nga sulmi përfshirë këtu edhe ambasadorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY