NJOFTIMI I QEVERISE/Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani, asnjë rritje në 2 vitet e Ramës

NJOFTIMI I QEVERISE/Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani, asnjë rritje në 2 vitet e Ramës

70
0
Shares

Referuar një njoftimi të Kryeministri shpërndarë për mediat në mbrëmje konstatohet se nuk ka asnjë rritje të shkëmbimeve apo investimeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë përgjatë dy viteve të qeverisjes së Kryeministrit Rama.

Ja cfarë shkruhet në njoftimin e qeverisë: “Në vitin 2014, operojnë 146 ndërmarrje gjermane dhe të përbashkëta shqiptaro – gjermane nga 121 që ishin në vitin 2010, duke pësuar një rritje me mbi 20%.
Volumi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë lekë (287 milionë euro) duke pësuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010.
Nga pikëpamja e volumit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë”.

Së pari, shifrat e mësipërme që i referohen vitit 2014, janë të vitit 2013, kur socialistët kishin vetëm tre muaj që kishin qeverisur.

Së dyti krahasimet bëhen me vitin 2010, pra krahasimet në fakt bëhen mes tri viteve që ka drejtuar vendin qeveria e Berishës, ku edhe pse vendi kishte një rritje të vogël ekonomike kishte shtim të investimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.

Përgjatë dy viteve të qeverisë Rama nuk ka bilanc. Ndërkohë njoftimi i vizitës së Merkel është mjaft i thatë, shumë larg rëndësisë së vizitës, pa prezantim real të kontributit gjerman në ekonominë shqiptare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY