FOTO/ PS e “Bllokut” kundër kandidaturës së Ramës për kreun e degës

FOTO/ PS e “Bllokut” kundër kandidaturës së Ramës për kreun e degës

271
0
Shares

Mosrespektimi i statutit të partisë ka acaruar bazën socialistë të Njësisë nr. 5 në Tiranë, që korrespondon me zonën e njohur si “Blloku”. Përpjekja për të komanduar kryetare të njësisë një njeri të preferuar të Kryeministrit Rama, ka çuar në përplasje mes anëtarëve të partisë dhe deputetit Pandeli Majko, aq sa ky i fundit është detyruar të braktisë mbledhjen.

Mbledhja të mërkurën e Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr. 5 në Tiranë nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar.
Insistimi i Pandeli Majkos për të emëruar kryetare të partisë për këtë njësi zonjën Anila Shehu, nuk është pranuar nga baza e partisë. Ndonëse vetë Majko ka shpjeguar disa herë se vendimin e kishte marrë kryetari Edi Rama, anëtarët e Asamblesë kanë kërkuar që të respektohet statuti.
Dëshminë e asaj mbledhjeje me dyer të mbyllura e sjell Shkëlqim Meta, që në njësinë 5 është përgjegjës për çështjet organizative, e të cilin socialistët e mbajnë mend për sfidën që i bëri Ramës në 2009-ën për drejtimin e partisë.
shkelqim meta“Kërkesa e Majkos ishte që ishte e gabuar, ishte pikërisht, ‘që kjo do të kalojë kryetare e degës së PS, për njësinë  nr. 5’, sepse të kam mik të vjetër. Ndryshe do të kisha dhënë një mësim që ta mbaje mend tërë jetën. Nuk kam asgjë personale, përgjithmonë jam në kërkim të zbatimit të statutit. Porosia ishte direkt e Ramës. Problemi është  se jo vetëm në njësinë nr. 5, por në të gjithë Shqipërinë, kemi shkelje statusore dhe ka komandim të njerëzve”, shprehet Shkëlqim Meta.
edi rama - pandeli majkoSituata në mbledhje është acaruar skajshëm. Tonet e bazës kundra Majkos janë ngritur aq shumë saqë deputeti i njohur i PS-së është detyruar që të largohet nga Asambleja. Protagonist i kësaj përplasjeje, Shkëlqim Meta tregon se farë ndodhi.
“Momenti i acarimit, për në moment mund të ishte edhe fatal. Por falë gjakftohtësisë dhe edukatës sime, paralajmërova Majkon, duke i thënë ‘je me fat’”.
Incidenti me Majkon duket se i ka shkuar në vesh edhe Kryeministrit Rama, njëherësh kryetar i PS-së, i cili me të mbërritur në sallën e Parlamentit shkoi të ngushëllonte deputetin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY